Ndërlidhjet

BRUKSEL


E ardhmja e Kosovës pas 10 dhjetorit do të jetë në qendër të debatit të nesërm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në takimin me dyer të mbyllura diplomati gjerman Wolvgang Ishinger do ti raportoj 27 ministrave të vendeve anëtare. Parandalimi i dhunës në rast se Prishtina shpall pavarësinë do të jetë një nga pikat kryesore të debatit. Bashkimi Evropian ende nuk ka një qëndrim të përbashket të të gjitha vendeve anëtare lidhur me statusin e Kosovës. Shumica dërmuese e vendeve anëtare të BE-së mbështesin pavarësinë e Kosovës.
Treshja ndërmjetësuese nëser do ti raportoj sekretarit të përgjithshëm të KB Ban Ki Mun për ecurinë e bisedimeve 120 ditëshe. Raporti i Treshes Ishinger, Wisner, Bocan-Harchenko ka theksuar faktin se palët dështuan arritjen e ndonjë zgjidhjeje kompromisi. Këshilli i Sigurimit do ta diskutojë raportin në fjalë me 19 dhjetor.
XS
SM
MD
LG