Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen tha sot se "është e rëndësishme që të krijohet një kornizë e përbashkët evropiane për njohjen e pavarësisë" së Kosovës. Ai këto komente i bëri në Bruksel para fillimit të samitit të shefave të qeverive dhe të presidentëve të vendeve anëtare të BE-së. Mëtutje ai tha se "ne duhet ti dërgojmë dy sinjale: Evropa do të sigurojë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë drejtë BE-së". Nga ana tjetër, kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt tha se do të ishte më së miri që të pritet, që pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të pranohet pavarësia e Kosovës. "Gjëja më e rëndësishme është që të qëndrojmë së bashku dhe ndoshta, poashtu, të presim për zgjedhjet presidenciale të Serbisë", u tha ai mbrëmë gazetarëve në Bruksel.
XS
SM
MD
LG