Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës shefi i diplomacisë ruse Vladimir Titov tha se BE-ja dhe NATO nuk janë kompetente të marrin përsipër zgjidhjen e statusit të Kosovës. "Ne kemi dialog të vazhdueshëm me parnerët tanë ndërkombëtarë, llogarisim se ata i kuptojnë pasojat e shpalljes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës duke shmangur Kombet e Bashkuara", tha Titov.
Ai tha se çështja e Kosovës do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, ku do të shqyrtohet edhe një raport i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG