Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia do ti vërë veto çdo vendimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të njihte shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, tha zëvendës ministri i jashtëm rus Aleksandar Jakovenko.
"Nëse situata do të vazhdojë të zhvillohet në linjë me skenaret e njëanshme, kjo mund të çojë në destabilizim të mëtejmë të rajonit dhe do të nxiste qëndrimet separatiste në shumë rajone të botës. Rrjedhimisht ne nuk do të jemi në gjendje të miratojmë asnjë vendim të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", tha Jakovenko.
Sipas tij Kosova nuk mund të fitoj ulëse në Kombet e Bashkuara madje as nëse pavarësinë e saj e njohin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
"Është Këshilli i Sigurimit ai që duhet të marrë vendimin final mbi statusin e Kosovës në bazë të një kompromisi në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës sepse vendimi i tij duhet të jetë legjitim", tha Jakovenko.
XS
SM
MD
LG