Ndërlidhjet

BERLIN


Gjermania druan se mund të krijohet një vakuum i rrezikshëm nëse BE-ja nuk lëviz shpejt në njohjen e shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt, ka thënë zëvëndës ministri i Jashtëm.
Gernot Erler i tha agjencisë Reuters se Gjermania do të dëshironte që Bashkimi Evropian të bjerë dakord "për rezoluta paralele, të cilat do ta njihnin Kosovën dhe do të miratonin dërgimin e misionit në Kosovë sapo ajo të shpallë pavarësinë". "Do ishte më pak e rrezikshme nëse këto dy hapa do të ndërmerreshin në të njëjtën kohë", tha Erler.
"Ka edhe disa të cilët duan që menjëherë të fillojë së vepruari misioni i BE-së, dhe se nevoitet më shumë kohë për të reaguar ndaj deklaratës së pavarësisë. Ne besojmë se kjo do të krijonte vakuum problematik", ka thënë Erler.
XS
SM
MD
LG