Ndërlidhjet

MOSKË


Ministria e jashtme ruse ka akuzuar Britaninë se qëllimisht po i ashpërson marrëdhëniet duke i hapur dy zyra të Këshillit Britanik jashtë Moskës, megjithë ndalesën e Kremlinit. Ministria e ka ftuar ambasadorin britanik lidhur me këtë mospajtim dhe ka thënë se së shpejti do ta pezulloj dhënien e vizave për personelin e ri të Këshillit Britanik në zyrat në Shën Petersburg dhe në Jekateringburg. Gjatë muajit të kaluar, Moska ka urdhëruar mbylljen e dy zyrave prej një janarit të këtij viti, për shkak të, siç është thënë, operimit ilegal, akuzë kjo që është hedhur poshtë nga Britania. Ambasadori britanik në Moskë, Tony Brenton tha, pas takimit në Minisrinë ruse të punëve të jashtme, se çfarëdo aksioni rus kundër Këshillit Britanik do të jetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG