Ndërlidhjet

LUBJANË


Në Bërdo afër Kranjit në Slloveni mbahet mbledhja e pjesës evropiane të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Në takimin joformal pos përfaqësuesit të Sllovenisë, kryesuese e BE-së, marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë, Havier Solana dhe Oli Rehn.
Në mbledhjen e nivelit të ministrave të jashtëm, do të diskutohet për zhvillimet e fundit rreth statusit të Kosovës. Pos, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, anëtarë të Grupit të Kontaktit janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Takimi është i mbyllur për mediat, ndërsa pas mbledhjes është paraparë të lëshohet komunikatë.
XS
SM
MD
LG