Ndërlidhjet

CYRIH


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka thënë se "jemi fuqishëm të bindur se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet" dhe ka shtuar se "me përpjekjet e Ahtisaarit është arritur mënyra që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të qetë të mundshme". Këto komente zonja Rice i bëri pas takimit të sotëm me ministren e jashtme zvicerane, Micheline Calmy-Rey. Zyrtarja e lartë amerikane merrë pjesë në Forumin ekonomik në Davos. Zonja Calmi-Rey tha se "jemi marrë vesh që t'i koordinojmë pozicionet tona lidhur me etapat që vijnë" për statusin e Kosovës, transmeton agjencia Frans Pres.
XS
SM
MD
LG