Ndërlidhjet

NJU JORK


Biznesmeni Richard Branson ka paraqitur modelin e anijes kozmike për të cilën ai shpreson se do të jetë e para që do t'i dërgoj udhëtarët me pagesë në gjithësi. Kompania e tij Virgin Galactic tha se për një fluturim të shkurtër në gjithësi çmimi do të jetë 200 mijë dollarë amerikanë. Më se 200 njerëz tashmë janë paraqitur për fluturim në gjithësi, që zgjatë dy orë e gjysmë, përfshirë edhe pesë minuta në gjendje pa gravitet. Anija mund t'i bartë dy pilotë dhe gjashtë udhëtarë.
XS
SM
MD
LG