Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Sllobodan Samarxhiq ka ripërsëritur se Serbia rreptësisht e kundërshton dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, duke thënë se ardhja e këtij misioni do të ishte "akt i shkeljes më të rëndë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit". "Brengos fakti që zyrtarët evropianë nuk e përfillin qëndrimin e Serbisë dhe paralajmërojnë vazhdimin e përgatitjeve për dërgimin e këtij misioni ilegal", ka thënë ai. Samarxhiq ka thënë se "është e domosdoshme që BE të respektojë Kartën e KB dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë si shtet i njohur ndërkombëtarisht".
XS
SM
MD
LG