Ndërlidhjet

LVOV


Zyrtarët e Ukrainës thanë se i kanë dhënë azil politik një gazetari rus, i cili përballet me kërcënime në Rusi. Alexander Kosvintsev punte si kryeredaktor në gazetën opozitare rajonale "Rossiskyi Reporter" në Kemerovo të Siberisë. Ai kishte publikuar disa artikuj ku hetonte korrupsionin te disa pushtetarë lokalë. Kosvintsev gjithashtu punonte te e përditshmja "Novaya Gazeta", korrespondentja e së cilës Anna Politkovskaya u vra në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG