Ambasadori i Rusisë në NATO i ka tërhequr vërejtjen Polonisë kundër vendosjes së mburojës raketore amerikane në këtë vend. Ambasadori Dimitrij Rogozin ka thënë se Polonia duhet të shikojë lidhjet shoqërore përgjatë kufinjëve të saj, dhe se Varshava është duke vazhduar me konfrontimin politik. Deklarata e Rogozinit ka pasuar komentet e ministrit të Jashtëm të Polonisë Radoslaw Sikorski që Polonia ka arritur marrëveshje në parim me Uashingtonin për vendosjen e mburojës raketore amerikane në këtë vend.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.