Ndërlidhjet

TOKIO


Zyrtarët nga vendet më të industrializuara të botës u zotuan se do të ndërmarrin veprime për të rikthyer stabilitetin në tregjet finansiare globale, por nuk ofruan shumë detaje. Në komunikatën pas takimit të mbyllur të ministrave të financave të grupit G 7 në Tokio, ata paralajmëruan për rreziqe të reja për ekonominë amerikane, megjithëse nuk parashikuan recesion. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, japonia, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania dhe Italia, u bënë thirrje vendeve prodhuese të naftës që të rritin eksportin, ndërsa Kinës i kërkuan që ta përshpejtojë devalvimin e valutës së saj, për të lehtësuar deficitet tregtare.
XS
SM
MD
LG