Ndërlidhjet

MYNIH


Rusia do të reagoi me maturi nëse Kosova shpallë pavarësinë, ka deklaruar në Mynih sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se Rusia nuk do të bëjë zhurë të madhe, Gejts ka vënë në pah se "këtë nuk e kishte thënë dhe se kishte pohuar vetëm se Rusia do të reagoj me maturi".
Këto komente sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts i ka bërë në Konferencën ndërkombëtare për politikat e sigurisë që po mbahet në Mynih. Duke folur për temat tjera, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka sinjalizuar se nëse Evropa dështon për të ndarë barrën në Afganistan kjo mund të shkaktoi shkatërrimin e NATO-s.
"Dëshiroj t'u them liderëve dhe popujve të kontinentit evropian se kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm islamik është real", ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts, për të shtuar se dështimi në Afganistan do të ishte mbështetje për ekstremistët islamikë.
XS
SM
MD
LG