Ndërlidhjet

Kosova-demokratike, laike dhe multietnike


Zyrtarët më të lartë të Kosovës, kryetari Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, kanë përsëritur zotimin për ndërtimin e një Kosove demokratike, laike dhe multietnike.
Në një konferencë për shtyp, ata kanë thënë se prioritet do të jetë jetësimi i planit të martti Ahtisaarit dhe kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinjë, duke përfshirë edhe Serbinë.
Ata kanë vënë në pah se institucionet e Kosovës do t'u garantojnë pakicave të drejta të gjithanshme.
XS
SM
MD
LG