Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e shpendëve nga gjashtë vende fqinje me Turqinë, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e përhapjes së virusit H5N1 në Evropë.
Brukseli më parë kishte ndaluar importin e shpendëve nga Turqia, vend i cili ka shënuar të parat viktima nga gripi i shpendëve jashtë territorit të Azisë Juglindore. 14 persona janë aktualisht të infektuar nga ky virus në Turqi.
"Komiteti i ekspertëve ka diskutuar gjendjen e masave të kontrollit lidhur me gripin e shpendëve. Që nga shtimi i masave të sigurisë, të marra në tetor, rreth 25 mijë zogjë të egër janë testuar po kanë dalë negativ lidhur me virusin H5N1. Deri tani nuk ka pasur raportime për virusin në fjalë në territorin e Bashkimit Evropian", tha Michael Mann, zëdhënës i Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG