Ndërlidhjet

DUBAI


Rrëmbyesit e gazetares amerikane, Gjil Karol, në Irak, janë kërcënuar se do ta vrasin atë, në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjitha femrat e burgosura, brenda 72 orëve.
Televizioni "Al-Xhazira" ka transmetuar një videokasetë me pamje të gazetares Karol, e cila punon për gazetën "Cristian Science Monitor".
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se qeveria amerikane po i bën të gjitha përpjekjet për ta liruar gazetaren sa më parë që është e mundur.
XS
SM
MD
LG