Ndërlidhjet

LONDËR


Ministrat e Jashtëm të vendeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën do ta diskutojnë sot pasdite në Londër, ecurinë e procesit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Në këtë takim marrin pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, dhe shefi i UNMIK-ut, Jesen Petersen.
Burime pranë ministrisë së Jashtme britanike, që është edhe mikëpritëse e këtij takimi, i thanë Radios "Evropa e Lirë" se shpresojnë që takimi të konfirmojë mbështetjen për punën e zotit Ahtisari në procesin e negociatave për statusin.
XS
SM
MD
LG