Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan i mirëpriti bisedimet e paralajmëruara mes Iranit dhe Rusisë që pasurimi i uraniumit të bëhet në territorin rus.
Por ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton shprehu dyshime nëse Teherani do ta pranojë këtë ofertë të Rusisë. Bolton e akuzoi Iranin se përpiqet ta shtyjë aksionin e mundshëm në Këshillin e Sigurimit kundër programit bërthamor.
"Si propozim i përgjithshëm, iranianët përfitojnë në dy mënyra. Atyre u lejohet ta përsosin njohurinë mbi aktivitetet e pasurimit të uraniumit, dhe u jepet kohë që naftën ta përdorin si armë, në kohën kur kërkesat për naftë në botë janë në rritje", tha Bolton.
Irani thotë se programi i tij nuk synon prodhimin e armëve bërthamore por ka qëllime paqësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG