Zijadin Gashi, Prishtinë
Zgjidhjet që ofrohen për pozicionin e pakicës serbe në Kosovë, nuk i përkasin një procesi të kushtëzuar edhe për zgjidhjet që mund të ofrohen për shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi, është thënë sot, pas një takimi të zhvilluar ndërmjet anëtarit të Ekipit Negociues për statusin e Kosovës, Veton Surroit dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës të kryesuar nga Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës dhe Nagip Arifi, kryetar i Komunës se Bujanocit. Sidoqoftë ata u pajtuan që zbatimi i decentralizimit, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit, do të jetë thelbësor për konkurrimin e këtyre vendeve për anëtarësim në strukturat evropiane.
Surroi dhe përfaqësuesit e Luginës u pajtuan se zgjidhjet që ofron Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni, mund të jenë model i decentralizimit edhe në Kosovë dhe në Serbi. Ndërkaq lidhur me mundësinë që oferta e Prishtinës për serbët e Kosovës të kërkohet të zbatohet dhe për shqiptarët e Luginës, Surroi tha se procesi megjithatë nuk mund të shihet si i kushtëzuar:
“Ky proces nuk është i kushtëzuar, prandaj nuk mund të kërkojmë me automatizëm që të zbatohet, por është e pakuptimtë që delegacioni i Beogradit të kërkojë forma të ndryshme të decentralizimit në Kosovë, ndërsa vetë nuk është në gjendje t’i iniciojë në formën në të cilën i kërkon për Kosovën”, tha Surroi.
Në anën tjetër, Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se decentralizimi do të jetë një proces i pashmangshëm për të gjitha vendet e rajonit që synojnë integrimet evropiane, duke pasur parasysh se përmes këtij procesi mëtohet zgjidhja e çështjeve që kanë të bëjnë me pakicat:
“Nuk do t’i ikin kësaj përgjegjësie as Serbia as Maqedonia, ku veç ka filluar të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, e cila parasheh një decentralizim të plotë të pushtetit qendror ndaj atij lokal, ku kompetenca në sfera të ndryshme jetësore do të ketë organizimi i pushtetit lokal. Kjo do të ngjajë edhe në Serbi dhe kujtojmë se këto janë forma me të cilat do të aplikohen standarde të njëjta për mbarë vendet e rajonit, në mënyrë që një ditë e përpara të integrohemi të gjithë në bashkësinë e madhe evropiane”, theksoi Mustafa.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës ballafaqohen me shumë probleme, të cilat, sipas tij, mund të fillojnë të zgjidhen paralelisht me disa probleme që do të iniciohen në Vjenë në kuadër të takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit:
“Sigurisht që kemi ende probleme rreth decentralizimit në Serbi dhe besoj që takimi i dytë i grupit punues Prishtinë – Beograd do të jetë rreth kthimit të refugjatëve, e në këtë drejtim edhe ne kemi problem sa i përket refugjatëve shqiptarë, të cilët jetojnë nga Lugina e Preshëvës në Kosovë dhe duhet që në këtë drejtim të bisedohet edhe për kthimin e tyre në Luginë të Preshevës”, tha Arifi.
Takimet ndërmjet përfaqësuesit të delegacionit të Kosovës për statusin, Veton Surroi, i ngarkuar dhe si kryesues i këshillit konsultativ për komunitete, me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës tashmë janë bërë të rregullta. Në këto identifikohen dhe elemente të përbashkëta që kanë të bëjnë me problemet e komuniteteve në Kosovë dhe problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, siç janë arsimi, kultura, përfaqësimi në institucione e deri te çështjet që kanë të bëjnë me të zhvendosurit dhe kthimin e tyre në shtëpitë dhe pronat e tyre.