Ndërlidhjet

PRAGË


Shtete dhe udhëheqës botëror e kanë dënuar shpërthimin e sotëm në një tempull të shenjtë të shiitëve në Samara të Irakut, dhe kanë bërë thirrje për qetësi. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot MccLellan, tha se sulmuesit janë "armiq të të gjitha besimeve dhe njerëzimit". "Terroristët në Irak e kanë vërtetuar prapë se janë armiq të të gjitha besimeve dhe të tërë njerëzimit. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar kundër tyre. Shtetet e Bashkuara e dënojnë këtë akt në mënyrën më të fuqishme", tha McClellan.
Sulmin gjithashtu e dënuan edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, dhe Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, duke thënë se ai ka për qëllim të nxisë konfliktin midis muslimanëve shiitë dhe sunitë në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG