Ndërlidhjet

HAGË


Sot ka filluar para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë seanca dëgjimore lidhur me akuzat e Bosnjës ndaj Serbisë e Malit të Zi për gjenocid.
Përfaqësuesi boshnjak, Sakib Softiç në fjalën e hapjes tha se Bosnja nuk kërkon hakmarrje, por synon të sfidojë refuzimin e Beogradit për tmerret e luftës në Bosnjë.
"Jemi këtu sepse autoritetet e Beogradit me dijeni kanë dërguar qytetarët jo serbë të Bosnjës në një rrugë ferri, në një shteg të mbushur me kufoma, familje të shkatërruara, rini të pajetuara dhe jetë të humbur", tha Softiç
Bosnja e akuzon Serbinë se ka kryer gjenocid kundër popullsisë jo serbe, duke shkaktuar mbi 200 mijë viktima dhe duke lënë miliona të pastrehë.
Ky është rasti i parë për gjenocid i ngritur nga një shtet kundrejt një shteti tjetër. Besohet se duhen së paku dy muaj përpara se të merret vendimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG