Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, u takua sot me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, gjeneral lejtënant Agim Çekun, aktualisht komandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e pesëshes diplomatike në Prishtinë. Gjeneral Çeku bëri të ditur se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për t’u bërë kryeministër, por nëse ftohet zyrtarisht, tha se është i gatshëm të japë kontributin e vet.
Gjatë ditës, pritet që edhe Presidenti Fatmir Sejdiu të takohet me partitë në koalicion, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për të shqytuar hapat e mëtejshëm pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, dhe shkarkimit të kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG