Ndërlidhjet

SHKUP


Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar në Kondovë të Shkupit gjatë një aksioni të forcave policore maqedonase për kapjen e një grupi të dyshuar për kryerjen e shumë veprave kriminale, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Të njëjtat burime thanë se aksioni nuk kishte prapavijë etnike, por ishte i drejtuar kundër elementeve kriminale që veprojnë në Kondovë.
Por Arbër Xhaferi, drejtuesi i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Lubomir Mihajllovski dhe zëvendësit të tij, Fatmir Dehari. Xhaferi tha se policia përdor metoda të vjetra të dhunshme për të frikësuar dhe vrarë të pafajshëm. "Edhe po të ishin kriminelë kanë të drejtë për jetë e jo të vriten në gjumë", ka thënë Xhaferi.
XS
SM
MD
LG