Ndërlidhjet

KABUL


Një zëdhënës ka thënë sot se lideri i talibanëve, Mullah Omar ka urdhëruar ekzekutimin e katër personave të jashtëm, që janë rrëmbyer të shtunën në provincën Kandahar. Zëdhënësi taliban, Mohammad Yousef tha se lideri Omar dëshiron që katër personat, të përshkruar si tre shqiptarë dhe një gjerman, të ekzekutohen pasi ata, sipas tij, në Afganistan kanë ardhur për t'ju shërbyer Shteteve të Bashkuara. Ky zëdhënës tha se katër personat afganë, që ishin arrestuar së bashku me të jashtimit, ishin liruar.
XS
SM
MD
LG