Ndërlidhjet

XHERIKO


Militanti palestinez, Ahmed Sadat, është dorëzuar sot, pas konfliktit disa orësh me forcat izraelite në burgun e Xherikos, në Bregun Perëndimor. Të paktën 2 oficerë të sigurisë palestineze njoftohet të jenë vrarë gjatë operacionit. Gjeneral brigade, Guy Tzur, tha se aksioni ishte ndërmarrë për shkak të njoftimeve se Sadat mund të lirohej nga burgu. "Për shkak të deklaratës së Autoritetit Palestinez se Ahmed Sedati mund të lirohet, ne kemi vendosur shumë vëzhgues përreth qytetit me qëllim të parandalimit, detyra jonë është parandalimi i këtyre vrasësve që të dalin nga burgu", tha ai.
Ndërkaq, Muhamad Dahlan, anëtar i parlamentit palestinez, tha se Izraeli do ta mbajë përgjegjësinë nëse të burgosurit do të lëndohen. "Kjo është shkelje e të drejtës që palestinezët t'i mbajnë të burgosurit derisa çështja të zgjidhej në nivelin politik. Kjo ishte gati për t'u zgjidhur në një takim të Abu Mazenit me kryeministrin Ariel Sharon, para disa muajsh", theksoi ai.
Izraeli e akuzon Ahmed Sadatin për vrasjen e ministrit të Tregtisë, në vitin 2001. Ai ishte në burgun e Xherikos nën mbikqyrjen amerikane dhe britanike, që nga gushti i vitit 2002.
XS
SM
MD
LG