Ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, tha se si kompenzim për humbjen e pritur të Kosovës dhe Malit të Zi, Serbia duhet të pranohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Rupel tërhoqi vërejtjen se forcat ultra-nacionaliste kanë mbetur të fuqishme në Serbi dhe ato mund ta minojnë, atë që ai e cilësoi "qeveri shumë të dobët demokratike".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.