Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice dhe sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw arritën sot papritmas në Bagdad. Ata tashmë janë takuar me presidentin e Irakut, Jalal Talabani dhe me kryeministrin Ibrahim al- Jaafari. Burime të afërta me presidencën irakiane, kanë thënë se në këto takime ishte biseduar për zhvillimet e fundit politike në Irak dhe për përshpejtimin e formimit të qeverisë së re. Gjatë fluturimit me aeroplan për në Bagdad, nga Liverpuli në Agli, zonja Rice u tha reporterëve se "është shumë e qartë" se ka ardhur koha që politikanët e Irakut të arrijnë pajtueshmëri për qeverinë e unitetit kombëtar.
XS
SM
MD
LG