Ndërlidhjet

ROMË


Lideri i qendrës së majtë Romano Prodi tha se do të fillojnë bisedimet për të krijuar kabinetin e tij, një ditë pasi ai tha se kish fituar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Prodi tha gjithashtu se shumë shpejt do të fillojnë negociatat dhe në parlament për të zgjedhur presidentin e ri që do të zëvendësojë Carlo Azeglio Ciampi, mandati i të cilit përfundon muajin tjetër. Presidenti i ri do ti japë koalicionit të Prodit mandatin për të qeverisur.
Por kryeministri në detyrë Berluskoni nuk e pranon humbjen. Ai ka sygjeruar që të dy kampet politikë të formojnë një koalicion të madh, për të qeverisur. Prodi përsëriti sot kundërshtinë e tij mbi këtë ide, duke u shprehur se ai është i sigurt në fitoren e koalicionit të tij.
XS
SM
MD
LG