Ndërlidhjet

VJENË


Volfgang Petriç, ambasadori austriak në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ka kritikuar kundërshtimin në rritje brenda Bashkimit Evropian për përfshirjen e vendeve të Ballkanit brenda Unionit.
"Nuk shtrohet çështja nëse vendet e Ballkanit janë të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, por sa është i gatshëm ky i fundit që të administrojë veten në mënyrë efikase me 25 e së shpejti me 27 vende anëtare", ka shtuar Petriç që ka qenë i dërguar i Bashkimit Evropian në bisedimet për Kosovën në Rambuje dhe më pas përfaqësues i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë.
Petriç më tej ka ritheksuar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit nuk ka të bëjë me çështjen e kufijve të Evropës, pasi rajoni është pjesë integrale e tij.
Rezistenca e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendeve ballkanike është kritikuar dhe nga ministrja e jashtme austriake, Ursula Plashnik.
XS
SM
MD
LG