Gjatë vizitës së zëvendës kryeministrit të Kinës, Hui Liangyu në Shqipëri, është diskutuar edhe për Kosovën, për të cilën zoti Hui ka thënë se "është çështje shumë e ndërlikuar". Siç informon agjencia AP, ai mëtutje ka thënë se "ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të rajonit dhe poashtu edhe të drejtën e popujve të ndryshëm në rajon që të zgjedhin për vetvete". Zoti Hui ka thënë se "qëllim i vizitës së tij në Shqipëri ishte konsolidimi i miqësisë ndërmjet dy vendeve". Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Ilir Rusmajli ka kërkuar që Kina të investoj në transport, në energji, në buqësi dhe në shumë fusha të tjera në Shqipëri.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.