Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot ka ripërsëritur se nuk do të tërhiqet nga programet bërthamore. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi tha në në një kofnerencë për shtyp në Teheran se programi bërthamor i Iranit është "i pakthyeshëm". Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Irani që ti ndalë të gjitha aktivitetet e pasurimit ë uraniumit deri më 28 të këtij muaji. Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se nëse Irani nuk bashkëpunon, atëherë ata do të kërkojnë një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit me të cilën kërkesat do të bëheshin të detyrueshme.
XS
SM
MD
LG