Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri i Shqipërise Sali Berisha ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e domosdoshme për të jetësuar paqen dhe stabilitetin. Në një intervistë për të përditshmen franceze "Le Figaro", zoti Berisha tha se pavarësia do të ndihmonte Serbinë për t'u liruar nga e kaluara e saj dhe për të shikuar drejt së ardhmes. Në intervistën që dha gjatë vizitës në Paris, ku ka diskutuar statusin e ardhshëm të Kosovës dhe marrëdhëniet e Tiranës me Bashkimin Evropian, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se angazhohet për kthimin e serbëve në Kosovë dhe ka hedhur poshtë idenë e Shqipërisë së madhe.
"Ideja e Shqipërisë së madhe nuk ekziston, shqiptarët e Kosovës dëshirojnë t'i bashkohen BE-së dhe jo Shqipërisë"- ka thënë zoti Berisha.
XS
SM
MD
LG