Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Përfaqësuesit politikë të komuniteteve pakicë kanë kërkuar sot nga anëtarët e ekipit negociues të Kosovës formimin e komunave të reja në kuadër të procesit të decentralizimit. Në prag të takimit ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 4 maj në Vjenë, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, ka biseduar me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës dhe të bashkësive të tjera pakicë. Zoti Haziri, i cili deri më tash ka kryesuar delegacionin kosovar në dy nga tre takime në Vjenë, tha se duhen shqyrtuar detajisht mundësitë për formimin e komunave të reja për qëndueshmërinë e tyre:
"Është kërkuar formimi i komunave të reja me shumicë serbe, boshnjake, gorane dhe turke. Ende asgjë nuk është përfundimtare, tash po analizohet se sa është e nevojshme një gjë e tillë, sa janë të qëndrueshme ekonomikikisht komunat e reja eventuale dhe besoj se së shpejti do të dalim me një propozim konkret për këtë."
Në anën tjetër, përfaqësuesi i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, tha se qëndrimet e tyre për decentralizimin ua prezantojnë edhe Prishtinës edhe Beogradit, në mënyrë që ky proces të organizohet sa më mirë që të jetë e mundur. Bartësi i Listës serbe Oliver Ivanoviq, deklaroi se decentralizimi nuk guxon të politizohet dhe se nuk është me rëndësi numri i komunave të reja sa është i rëndësishëm territori që ato do të përfshijnë:
"Ne nuk kalkulojmë me shifra dhe nuk flasim se sa komuna duhet të jenë. Pajtohemi që komunat të kenë numër të konsiderueshëm të banorëve dhe të jenë territore kompakte me shumicë të qartë serbe," tha Ivanoviq, sipas të cilit kjo do të thotë se përbërja e serbëve nuk guxon të jetë më pak se 70 përqind në komunat e reja.
Serbët e Kosovës kërkojnë që në kuadër të decentralizimit t’u mundësohet organizimi i jetës edhe në mjediset urbane, duke i organizuar në njësi nënkomunale vendet me trashëgimi kulturore. Sa i përket pjesëmarrjes në institucione, zyrtarët e Listës serbe thonë se kjo është rruga e vetme:
"Nuk ka dilemë se ne dëshirojmë dhe duam të mendojmë se pjesëmarrja në institucione është rruga e vetme, por momenti se kur do të hyjmë në ato institucione do të varet nga uniteti ynë i plotë," tha Oliver Ivanoviq, sipas të cilit po punohet intensivisht për ta arritur këtë unitet në mesin e vetë Listës serbe.
Ditët e fundit është pohuar jozyrtarisht se Lista serbe do të mund të hynte së shpejti në institucione për të marrë vendet që i takojnë, me ç’rast sipas këtyre pohimeve, një përfaqësues i këtij subjekti do ta merrte postin e Ministrit për Kthim, në vend të ministrit aktual Slavisha Petkoviq. I pyetur nëse janë të mundshme ndryshimet në qeveri, nëse Lista Serbe do të vendosë për t'u rikthyer në institucione, zëvendëskryeministri Haziri tha se qeveria e vlerëson punën e secilit ministër:
"Absolutisht ne punojmë që secilit t’i vlerësohet puna. Ndryshimet janë pjesë e punës së qeverisë dhe do të vazhdojmë me ato vlerësime dhe do t’ju njoftojmë me kohë. Politika e ndryshimeve nuk e përfshin vetëm pushtetin qendror, por edhe atë lokal".
Sidoqoftë, aktualisht nuk ka njoftime zyrtare nëse do të mund të kishte ndryshime në përbërjen aktuale të qeverisë, apo Lista serbe për Kosovën e Metohinë do të mund të merrte një post ministri dhe dy poste zëvendësministrash në qeverinë e Kosovës, si dhe tetë mandate deputetësh të rezervuara për ta sipas Kornizës Kushtetuese.