Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e domosdoshme për të jetësuar paqen dhe stabilitetin.
Në një intervistë për të përditshmen franceze "Le Figaro", Berisha ka thënë se pavarësia e Kosovës do të ndihmonte Serbinë që të lirohet nga e kaluara e saj dhe të shohë drejt së ardhmes.
Në intervistën që e dha gjatë vizitës në Paris, ku ka diskutuar statusin e ardhshëm të Kosovës dhe marrëdhëniet e Tiranës me Bashkimin Evropian, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se angazhohet për kthimin e serbëve në Kosovë, dhe ka hedhur poshtë idenë e Shqipërisë së Madhe.
"Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk ekziston, shqiptarët e Kosovës duan t'i bashkangjiten Bashkimit Evropian, e jo të bashkohen me Shqipërinë", ka thënë Berisha.
XS
SM
MD
LG