Ndërlidhjet

TEHERAN/KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinejad tha sot se vendimi i Teheranit për të vazhduar me programin e tij bërthamor është i pakthyeshëm.
Ai i kërkoi perëndimit të respektojë ato që ai i cilësoi, të drejtat e Iranit dhe që mbi këtë çështje të biet dakort me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë dhe jo me Këshillin e Sigurimit.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara thanë dje se do të kërkojnë në Këshillin e Sigurimit një rezolutë e cila do të bëjë ligjërisht të detyrueshme, çdo kërkesë mbi Teheranin dhe do të lejojë vendosjen e sanksioneve ndëshkuese ose përdorim të mundëshëm të forcës ushtarake, bazuar në kapitullit 7 të Kombeve të Bashkuara. Por Rusia dhe Kina e kanë kritikuar deklaratën e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG