Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot paralajmëroi "më shumë ditë me sakrifica dhe përpjekje" në Irak.
"Do të ketë më shumë luftime të ashpra dhe shumë ditë me sakrifica. Sidoqoftë, armiqtë e lirisë kanë marrë goditje të vërteta ditëve të fundit, në marshimin tonë drejt fitores. Liderët e Irakut tash i kanë vënë themelet e një qeverie demokratike për popullin irakian", tha presidenti Bush në fjalimin radiofonik të javës.
Ai tha se formimi i qeverisë e "shënon fillimin e një kapitulli të ri në angazhimin e Amerikës". Bush tha se vendosja e demokracisë do t'i parandalonte terroristët që Irakun ta shndërrojnë në bazë prej ku do të planifikonin sulme kundër popujve tjerë.
XS
SM
MD
LG