Ndërlidhjet

KANDAHAR


Tre ushtarë afganë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në provincën e Helmandit në Afganistan.
Muajt e fundit janë shtuar incidentet e dhunës në Afganistan, përgjegjësinë për të cilat i kanë marrë militantët talebanë.
Po sot forcat afgane kanë gjetur kufomën e pa kokë të një pengu nga India. Zëdhënësi i talebanëve tha se e vranë pengun pasi u përpoq të arratisej.
XS
SM
MD
LG