Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i politikës së jashtëme në Bashkimin Evropian Javier Solana tha se perëndimi duhet të respektojë të drejtat dhe ligjin, në luftën kundër terrorizmit.
Ai tha se ky është një detyrim moral dhe ligjor si për Bashkimin Evropian ashtu dhe Shtetet e Bashkuara.
Duke folur përpara anëtarëve të Parlamentit Evropian Solana tha gjithashtu se qeveritë perëndimore, duhet të fitojnë zemrat e botës muslimane.
" Një nga argumentet themelorë që përdorin ekstremistët është se perëndimi është fajtor për standartet e dyfishta, se nuk zbatojmë principet tona të të drejtave të njeriut tek muslimanët. Për të mundur ekstremistët, ne kemi nevojë të fitojmë betejën e zemrave dhe mendjeve të muslimanëve, në të gjithë botën" -tha Solana.
XS
SM
MD
LG