Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë çfarëdo zgjidhje për Kosovën, por nuk do të mbajë anën e asnjë pale.
"Maqedonia është e kujdesshme dhe nuk ndërmerr asgjë që do t'i dëmtonte interesat e ndonjë shteti. Nuk është mirë të mbështesim asnjërën palë, por të ndihmojmë që të gjitha çështjet të zgjidhen në mënyrë diplomatike", ka thënë Buçkovski në një intervistë për gazetën "Politika" të Beogradit.
Ai ka shtuar se çdo zgjidhje duhet të respektojë integritetin teritorial dhe sovranitetin e Maqedonisë, si dhe pacënueshmërinë e kufinjve.
XS
SM
MD
LG