Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë Philip Goldberg ka thënë se nuk është për t'u habitur që delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk u dakorduan për formimin e komunave të reja në takimin në Vjenë.
"Por është mirë që janë dakorduar të gjejnë mënyrën për të mbrojtur të drejtat e pakicave, sidomos të serbëve", ka thënë Goldberg.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Goldberg ka thënë se në përcaktimin e statusit të Kosovës nuk mund të injorohet vullneti i shumicës, por kjo sipas tij, nuk e paragjykon statusin final.
"Si do që të jetë statusi përfundimtar, bashkësia ndërkombëtare planifikon të mbetet në Kosovë në aspektin civil dhe ushtarak", ka thënë Goldberg.
Sipas tij, në negociatat e fundit pala kosovare ka dalë me qëndrime progresive, për të cilat askush nuk ka shpresuar, sidomos për çështjen e Mitrovicës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG