Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër ushtarë britanikë janë plagosur pas sulmit me 30-40 raketa kundër bazës ushtarake britanike të Abu Naxhit në qytetin e Amarës.
Gjatë 10 ditëve të fundit gjashtë ushtarë britanikë kanë humbur jetën në Irak.
Në të tjera zhvillime në Irak katër mësues u vranë derisa shkonin në shkollë, kurse nga shpërthimi i një bombe në Bagdad një civil humbi jetën.
Po sot ka rifilluar gjyqi kundër Sadam Huseinit pas tre javësh ndërprerje. Pas leximit të sotëm të akuzave gjyqi hyn në një fazë të re, atë të mbrojtjes së të akuzuarve.
XS
SM
MD
LG