Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku sot në Berlin është takuar me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Pas takimit, kryeministri Çeku ka thënë se porosia e tij kryesore për bashkëbiseduesit gjermanë ishte se "Kosova do të jetë demokratike dhe multietnike, që të gjithë qytetarëve të saj do t'u mundësoj jetë të lirë dhe me të drejta të njejta pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare". Ai mëtutje është shprehur se "pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë" dhe shtoi se "serbët në Kosovë kanë ardhmëri". Ministri i jashtëm, Steinmeier është shprehur se "plotësimi i standardeve është i pandarë nga bisedimet për statusin e Kosovës" dhe se "pakicat duhet të kenë mbrojtje përkatëse". Ai mëtutje ka thënë se
"posaqërisht i ka përshëndetur përpjekjet e kryeministrit Çeku që t'u dilet në ndihmë serbëve të Kosovës". Duke folur për statusin e Kosovës, ministri i jashtëm gjerman ka theksuar se "është në interes të njerëzve në Kosovë që çështja e statusit, që tashmë është hapur, të zgjidhet sa më parë që është e mundshme". Kryeministri Agim Çeku sot në Berlin është takuar edhe me përfaqësues të zyrës së kryeministrisë, me anëtarë të komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit gjerman dhe me përfaqësues të Ministrisë federale për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.
XS
SM
MD
LG