Ndërlidhjet

UASHINGTON


I nominuari nga presidenti amerikan për drejtor të agjencisë CIA, Michael Hayden sot u paraqit në një seancë dëgjimi në Komitetin e senatit. Në komentet e tij, ai pranoi se ka pasur një varg dështimesh të natyrës së zbulimit para luftës në Irak dhe premtoi ndërmarrjen e hapave për ti parandaluar gabimet e ngjashme. Zoti Hayden tha se agjencisë CIA i duhet ripërtirja e besimit të opinionit. Ai mbrojti vendimet e tij për mbikqyrjen e programit qeveritar të përgjimeve të brendshme të bisedave telefonike.
XS
SM
MD
LG