Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan i ka cilësuar pjesëmarrësit në trazirat e sotme në Kabul si "armiqë të Afganistanit".
Sulmet filluan pas një aksidenti rrugor ku qe përfshirë dhe një automjet i ushtrisë amerikane. Pesë persona humbën jetën si pasojë e aksidentit në fjalë.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Tom Kollins tha se pas incidentit trupat e koalicionit mund të kenë qëlluar ndaj turmës armiqësore.
"Forcat e koalicionit po hetojnë incidentin. Ka informacione për të shtëna me armë zjarri dhe ka indikacione se një automjet ushtarak i koalicionit ka qëlluar mbi turmën", tha Kollins.
Ai ka shtuar se forcat e koalicionit shprehin keqardhjen për çdo vdekje. Në Kabul është vendosur ndalim qarkullimi gjatë natës.
XS
SM
MD
LG