Ndërlidhjet

PRAGË


Liderë dhe politikanë nga mbarë bota kanë reaguar mbi lajmin për vrasjen e kreut të Al Kaidës në Irak, Al Zarkavi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush tha se "forcat amerikane ia përcollën drejtësinë Al Zarkavit", por ai pret që kryengritja dhe dhuna sektare në Irak të vazhdojnë më tej. "Zarkavi është i vdekur, por misioni i vështirë dhe i nevojshëm në Irak vazhdon. Ne presim që terroristët dhe kryengritësit të vazhdojnë pa të dhe që dhuna sektare të vazhdojë përderisa ideologjia e terrorit humbi njërin prej liderëve më agresiv. Vdekja e Zarkavit është goditje e rëndë mbi Al Kaidën", ka thënë presidenti Bush.
Kryeministri britanik Toni Bler e quajti vrasjen "lajm shumë të mirë" dhe "moment të rëndësishëm për Irakun". Bler tha se "Vdekja e Al Zarkavit është goditje kundër AL Kaides në Irak dhe rrjedhimisht edhe kundër Al Kaidës gjithkund në botë".
Komente të ngjashme bëri kryeministri australian John Hauard. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj, tha se "Al Zarkavi nuk do t'i mungojë askujt".
Pakistani e cilësoi si të rëndësishme vrasjen e Al Zarkavit, ndërsa presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai e quajti vrasjen "goditje të rëndë kundër terrorizmit".
XS
SM
MD
LG