Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush tha se forcat amerikane ia përcollën drejtësinë Al Zarkavit. "Zarkavi është i vdekur por misioni i vështirë dhe i nevojshëm në Irak vazhdon. Në presim që terroristët dhe kryengritësit të vazhdojnë pa të, dhe dhuna sektare të vazhdojë përderisa ideologjia e terrorit humbi njërin prej liderëve më agresiv. Vdekja e Zarkavit është goditje e rëndë mbi Al Kaidën, ka thënë presidenti Bush. Kryeministri britanik, Toni Bler e quajti vrasjen "moment të rëndësishëm për Irakun". "Vdekja e Al Zarkavit është goditje kundër AL Kaides në Irak dhe rrjedhimisht edhe kundër Al Kaidës gjithkund në botë" thaBler. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se: "Vdekja e Zarkavit nuk i jep fund terrorizmit por është një lehtësim për Irakun". Iraku është zonë e luftës, dhe janë shumë grupe që luftojnë njëri tjetrin. Janë shumë militantë, ushtri e të tjerë, dhe Zarkavi në të vërtetë është njëri prej të vrarëve në këtë luftë. Ai ka qenë duke luftuar dhe nuk mund të trajtohet njëjtë me një vrasje." tha Anan.
XS
SM
MD
LG