Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi I Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, nuk ka pranuar t’I komentojë spekulimet e ditëve të fundit mbi largimin e tij nga Kosova, duke thënë se aktualisht është I përqëndruar rreth vizitës së sotme të zotit Marti Ahtisaari në Kosovë dhe raportit që do ta paraqesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 qershor.Ai I bëri këto komente pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Agim Ceku, gjatë të cilit është diskutuar edhe protesta e Lëvizjes “Vetëvendosje”.Në këtë kuadër,zoti Jessen Petersen ka thënë: “Nuk e kuptoj se cfarë në të vërtetë duan këta djem, mendoj se ata janë të humbur dhe është e qartë se nuk punojnë në interes të Kosovës.Mendoj se armiqtë e pavarësisë së Kosovës, që frikësohen se ajo mund të jetë realitet,do të mund të jenë të kënaqur me këto veprime”, ka thënë Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG