Ndërlidhjet

MOSKË


I akuzuari për krime lufte ndaj boshnjakëve në rajonin e Foces, Dragan Zhelenoviq është ekstraduar sot nga autoritetet ruse për në Bosnje. Ekstradimin e ka konfirmuar ministri i jashtëm rus Sergei Lavror. " Zhelenoviq është arrestuar kohë më parë për kalim ilegal të kufirit me Rusinë. Bazuar në akuzën e Tribunalit Ndërkombëtarë për ish Jugosllavinë, ai iu është dorëzuar autoriteteve të Bosnje Hercegovinës", tha ministri jashtëm Lavror.
Ekstradimi i Zhelenoviqit bëhet disa ditë pasi kryeprokurorja, Karla Del Ponte, ka akuzuar autoritetet ruse për vonimin e ekstradimit të tij.
XS
SM
MD
LG