Traineri i kombëtares së Iranit Branko Ivankoviq u ka bërë thirrje gazetarëve të fokusohen në futbollin, e jo ta pyesin për pikëpamjet kontraverze të presidentit të Iranit Mahmoud Ahmadinejad lidhur me Izraelin dhe Hollokaustin.
Ivankoviq e bëri këtë lutje para takimit të sotëm mes Iranit dhe Meksikës.
Grupet hebreje kanë bërë thirrje për protesta, ndërsa nënpresidenti i Iranit Mohammad Aliabadi pritet të ndjekë ndeshjen e cila fillon në orën 18.00.
Në ndeshjet tjera, në orën 15.00 Serbia-Mali i Zi luan kundër Holandës në Laipzig, kurse në orën 21.00 Angola luan me Portugalinë në Keln.
Mbrëmë, në ndeshjen e parë të grupit C, Argjentina mundi Bregun e Fildishtë 2:1.
Në ndeshjet e grupit B, Suedia dhe Trinidadi dhe Tobago luajtën baraz 0:0, ndërsa Anglia e mundi Paraguajin 1:0.